Wolfsburgu befason Bayern Munichun në “Alianz Arena”

22.09.2017 22:43:40

Bayern Munich ka befasuar duke barazuar 2:2 me Wolfsburgun në kuadër të xhiros së gjashtë të Bundesligës.

Kampionët e Bundesligës, është dashur që në fund të pajtohen me vetëm një pikë në përballjen me Wolfsburgun.

Skuadra e Carlo Ancelottit, e nisi mirë takimin teksa shkoi me dy gola epërsi në pushimin e pjesës së parë.

Lewandowski nga penalltia në minutën e 33’ dhe Robben në minutën e 42’, shënuan për epërsinë 2:0 të bavarezëve.

Por, Wolfsburgu arriti të rikthehet në lojë, duke shënuar dy gola në pjesën e dytë,me anë të Arnold në minutën e 56’ dhe Didavi në minutën e 83’./Lajmi.net/