Xhabir Hamiti: Emergjenca në Spitalin e Prishtinës, ka nevojë për Emergjencë !

28.07.2016 22:23:51

 

Nje popull dhe nje vend qe nuk i kushton rendesi rregullimit dhe zhvillimit te vendit per trajtimin dhe rehabilitimin e qytetareve te semure, te cilet gjithmone nuk mungojne ne mesin e nje shoqerie, tregon mungesen e pergjegjesise, neglizhencen dhe pakujdesin ndaj elementit me te rendesishem te funkcionimit te qenies njeri.
Emergjencen me ka ra rasti ta frekuntoje disa here per raste te ndryshme keto vitet e fundit. Edhe herave tjera i zhgenjyer, por sikur sot asnjehere me pare. Te mungojne edhe karriket levizese per pacientet ne gjendje te rende dhe ne pamundesi per te levizur, kjo nuk do koment.
Ne pyetjen time se ku mund ta gjeje nje karrike per pacientin me levizje te kufizuar , pergjigjja e njerit nga tekniket prezent ishte: Shko pyete Drejtorine dhe Ministrine ! Ne nuk kemi zgjidhje!
Nuk besoj se per karrika mungojne parat. Mungon pergjegjesia dhe moskujdesi !