Xhafer Tahiri: Kujdesi shtëpiak për lehonat, personat e moshës së tretë dhe me nevoja të veçanta!

06.02.2018 15:23:21

Kryetari i Vushtrrisë z. Xhafer Tahiri gjithnjë e më shumë më punën e tij po bindë qytetaret e Vushtrisë së kujdesi ndaj tyre s’ do të mungojë kurrë.

Ai në një postim në facebook thotë është bër një  marrëveshje  bashkëpunimin  më : Islamic Relief Worldwide dega Zvicërr si dhe zyrën e IRW në Kosovë dhe  Drejtorin komunale  të shëndetësisë,  që grave lehona  personat e moshës së tretë dhe me nevoja të veçanta, tu bëhet vizitë nëpër shtëpitë e tyre..


Postimi i plotë i z. Tahir në facebook është:

Kujdesi shtëpiak për lehonat, personat e moshës së tretë dhe me nevoja të veçanta!

4 mjek familjar dhe 8 infermiere në shërbim për qytetarët e Vushtrrisë në vizita familjare falas. Qëllimi i kësaj marrëveshje është ofrimi i shërbimeve shëndetësore me rastin e vizitave mjekësore nga ana e stafit shëndetësor, pa pagesë për të gjithë qytetarët e Komunës së Vushtrrisë, me fokus vizitat në shtëpitë e tyre me theks të veçantë të lehonave dhe foshnjave, personave me nevoja të veçanta, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.
Kjo marrëveshje është një hap i radhës në qëllimit tonë si qeverisje, për të ofruar shërbime shëndetësore sa më cilësore dhe sa më afër qytetarëve.
“Faleminderit Islamic Relief Worldwide dega Zvicërr si dhe zyrën e IRW në Kosovë për bashkëpunimin dhe drejtorit komunal të shëndetësisë, Sylejman Meholli, për punën dhe angazhimin për ta realizuar këtë projekt në shëndetësi!