Xhafer Tahiri: Mësimdhënësit do të jenë pjesë e procesit konsultativ për cdo vendim me rëndësi për shkollën dhe arsimin në Vushtrri

11.10.2017 01:15:18

Kandidati i LDK-së për kryetar të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri në takim me mësimdhënësit e kësaj komune ka falenderuar ata për punën që po bëjnë.

Po ashtu, z. Tahiri ka shprehur keqardhjen që janë përjashtuar nga vendimet me rëndësi për arsimin në Vushtrri, e që është bërë nga qeverisja komunale e drejtuar nga PDK.

Z. Tahiri ka premtuar se do t’i konsultojë për vendimet e rëndësishme për arsimin komunal

Takova sonte në mbrëmje mësimdhënësit e Vushtrrisë. I falënderova për kontributin që mësimdhënësit po japin për edukimin e gjeneratave të reja në Vushtrri. 

Mësimdhënësit kanë qenë të përjashtuar nga vendimet me rëndësi për arsimin në Vushtrri sepse arsimi është përdorë nga pushteti i PDK-së për punësime politike dhe familjare e kështu është dëmtuar cilësia në arsim dhe e ardhmja e fëmijve tanë. 

I siguroj të gjithë mësimdhënësit që ata do të jenë pjesë e procesit konsultativ për cdo vendim me rëndësi për shkollën dhe arsimin në Vushtrri. Po ashtu i njoftova mësimdhënësit me planin tonë për arsimin në Vushtrri, që përfshinë: 

– depolitizim të plotë të arsimit, 

– punësim në arsim mbi bazë të meritës së plotë profesionale, 

– stimulim për mësimdhënës, nxënës, klasë e shkollë të dalluar, 

– planin për kamera të sigurisë në oborr të shkollës dhe në korridore të shkollës, 

– projektin e-shkolla, ditarin elektornik, këndet e leximit në shkollë dhe këndet digjitale në shkollë. 

-shujte ditore per nxenes.

#QeverisjeeRe

#XhaferTahiri47″ – thuhet në postimin në faqen e z. Tahiri.