Xhafer Tahiri: Në Komunën e Vushtrrisë 7 raste me Coronavirus

01.04.2020 13:06:26

Janë 7 raste me Covid-19 në Komunën e Vushtrrisë, i fundit u konfirmua mbrëmë. Ditët në vijim janë vendimtare për të ndalë përhapjen e këtij armiku të padukshëm në qytetin tonë.
Në nivel lokal ka angazhim maksimal nga të gjithë akterët dhe janë marrë të gjitha masat mbrojtëse për qytetarët për ruajtjen e shëndetit publik.
Të gjitha kontaktet e personave të prekur janë udhëzuar në vet izolim. Punëtorët e marketit ku kanë punuar 2 të prekura po ashtu janë udhëzuar në vet izolim.
#Coronavirus është armik i padukshëm, e vetmja mënyrë për ta ndalë është vet izolimi, distanca dhe masat mbrojtëse.
Ju lutemi shumë të ruani vetën e familjen tuaj, ruani qytetin tonë, rri në shtëpi, mbaje distancën mbaje disciplinën e pastërtinë.