Xhaferi me muzikë shqip në kabinetin e tij, shpalli zgjedhjet lokale në Maqedoni (Video)

06.08.2017 16:18:31
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi para pak minutash ka nënshkruar Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të këshillave të komunave dhe këshillit të Qytetit të Shkupit dhe për kryetarë të komunave dhe për kryetar të Qytetit të Shkupit.

Siç kumtoi Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të RM-së, Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve lokale Xhaferi e ka nënshkruar në ora 12 në kabinetin e tij, ndërkohë që në prapavijë dëgjohej melodi në gjuhën shqipe.