Xhavit Drenori rrëfen historinë e ndryshimit të mbiemrit

28.11.2016 21:58:28

Xhavit Drenori, kandidati i pavarur për kryetar të Drenasit, e ka treguar historinë e mbiemrit të tij.

Drenori ka treguar se ai fillimisht e ka pasur mbiemrin Avdyli.

“Në vitin 2008, unë dhe bashkëshortja kemi vendos që të bëjmë diçka të veçante dhe erdhëm në përfundim që ti lëmë paraardhësve tanë një mbiemër tjetër me kuptim”.

“Pas 2-3 muajve vendosmë për mbiemrin Drenori, që i ka tri shkronjat e para të Drenicës, vendlindjes sime”.

Drenori për ndërrimin e mbiemrit ka treguar në emisionin Zonën B, të Klan Kosovës.