Xhemajli: Kadri Veseli të tregojë sa i kushtojë blerja e kandidatëve (Video)

18.11.2016 20:02:01

Pas njoftimeve të dy kandidatëve të pavarur për kryetar të Komunës së Drenasit, Naim Bazajt edhe Rrahim Elshanit, se tërhiqen nga gara dhe i bashkohen PDK-së dhe kandidatit Ramiz Lladrovci, ka reaguar kandidati i Nisma-s, Isa Xhemajli, i cili ka thënë se kandidatët mund të blihen, pro jo voto e qytetarit.

Xhemajli në një video të postuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, u thotë qytetarëve të Drenasit se dje dhe sot ndodhi një shit-blerje e kandidatëve, të cilët u tërhoqën nga gara për kryetar të Komunës.

“Këto shit-blerje i bëri Kadri Veseli dhe grupi i tij. Kadri Veseli e ka obligim ndaj qytetarëve të Drenasit, t’u tregojë qytetarëve të Drenasit se sa i kushtojë blerja e kandidatëve. Unë i them atij, se ai mund t’i blejë dy, tre, ndoshta edhe pesë njerëz në Drenas, por nuk mund t’i blejë të gjithë qytetarët e Drenasit”, tha Xhemajli.

Ai shtoi e Vesli nuk mund të blejë e të shes çfarë të dojë në Drenas, sikur të ishte i tij, sepse qytetarët e Drenasit e dinë tanimë se kush janë këta njerëz, transmeton KosovaPress.