Xherdan Shaqiri mungon edhe ndaj Middlesbrough

03.03.2017 17:59:55

Trajneri i Stoke City, Mark Hughes, në konferencë për shtyp ka njoftuar se anësori me prejardhje nga Kosova, nuk është ftuar për ndeshjen me Middlesbrough.

“Ne nuk e kemi në dispozicion për nesër Shaqirin”, ka deklaruar Hughes.

“Ai akoma nuk është stërvitur me ekipin, edhe pse është paraparë që të na bashkohet sot, por ne mendojmë se ai ende nuk është gati për lojë”.