Xhevat Meha: “Zona Express” e ka huq me emisionin “Gjahu në UÇK”

17.10.2016 12:59:09

Xhevat Meha, njohës ë rrethanave të sigurisë, ka komentuar emsionin “Gjahu në UÇK” të emetuar mbrëmë nga portali “Express”, përkatësisht nga emisoni “Zona Express”. Në një postim në facebook, z. Meha e ka vlerësuar si të ulët profesionalisht, sepse autori nuk kam marrë veprimtarinë e SHMS-ve, të cilat kanë vepruar në terren. M tej, z. Meha ka shpjeguar raportin e SHMS-ve dhe të spiunëve të specializuar.

Të plotë komentin e tij mund ta lexoni më poshtë:

“Zona Express mbreme publikoj emisionin “Gjahu ne UCK” per te cilin mendoj se e ka huq dhe se kishte nje nivel te ulte profesional. Autori e titullon “Gjahu ne UCK” emisionin qe kishte te bente me Dhomat e Specializuara te Gjykates Supreme te Kosoves. Autori nuk ka marre parasysh veprimtarine e SHMS-ve dhe te dhenat e publikuara se gjate luftes kane vepruar 140 spiune te stervitur te betuar te cilet nuk kane qeruar patate por kane kryer detyrat, ndoshta ndonjeri edhe ka qeruar patate edhe ka kryer detyrat e marra.

Ata/ato qe kane percjellur zhvillimet siguriisht u kujtohet se gjate miratimit te ligjit per keto Dhoma te Specializuara SHMS-te kane bere perpjekje te fuqishme qe ne paragrafe te perfshen dy pika: i) te gjykohen krimet e UCK-se dhe jo krimet e pjesetareve te UCK-se, dhe, ii) te gjykohet ushtrimi nga UCK i gjenocidit. Programet e SHMS-ve kane qene qe UCK te deshmohet si organizate dhe jo individe kriminal e terrorist qe kane kryer jo vetem krime zakonshme por edhe gjenocid.

Gjykuar ne baze te modelit te veprimit te SHMS-ve, shumica dermuese e krimeve te pretenduara duhet te jane kryer nga bashkepunetore pa dijeni, spiunet e stervitur kane vepruar ne prapaskene dhe vetem kur ka qene e domosdoshme mund te kane kryer veprime vet. Po ashtu, gjykuar nga modeli i veprimit te SHMS-ve, urdherdhenesit duhet te jane shumica spiune te stervitur por jo te gjithe, disa mund te kane dhene urdhera pa dijeni se po kryejne detyrat e SHMS-ve. Kesisoj, keto Dhoma te Specializuara do te gjykojne veprimtarine e SHMS-ve mbrenda UCK-se dhe jo luften e drejte e te paster per liri.”