Xhirim i tmerrshëm nga Meksika: Zhurma drithëruese të tërmetit (Video)

08.09.2017 13:00:44
Tërmeti i magnitudë 8.2 shkallë të Rihterit ka goditur sot në mëngjes pjesën jugore të Meksikës. Njerëzit kanë ikur në panik nga shtëpitë e tyre, kurse është lëshuar paralajmërimi për cunami.

 

Epiqendra e tërmetit ka qenë 123 kilometra në jugperëndim të qytetit Pihihipan në thellësi prej 33 kilometrash, ndërsa dridhjet janë dëgjuar edhe në kryeqytetin, Meksiko Siti, transmeton lajmi.net.

Mediat raportojnë se deri më tash janë pesë viktima nga tërmeti, në mesin e tyre dy fëmijë.

Një numër i madh i fotografive dhe videove nga Meksika janë postuar në rrjetet sociale, ndërsa në një xhirim është “kapur” momenti i fillimit të tërmetit. Zhurmat kanë qenë të tmerrshme, duke i ngjarë ardhjes së një treni.