Xho Bajden u ka rënë shuplakë korrupsionit, dhunës së bllokuesve të institucioneve dhe atyre që mbështesin destabilizimin e vendit

18.08.2016 11:08:28

Nga Rexhep Kastrati

unePër shkak të rëndësisë së madhe që kanë vizitat e zyrtarëve të lartë të SHBA-ve, edhe debatet për to dhe për mesazhet që përcjellin ata vazhdimisht kanë qenë të shumta dhe të forta. Edhe interpretimi i mesazheve të zyrtarëve të lartë të SHBA-ve është bërë kryesisht në mënyrës ubjektive, sidomos nga partitë opozitare dhe nga korpusi medatik i aranzhuar për të mbëlshtetur forma anarksite, të dhunshme dhe destabilizuese për vendin. Në këtë kontekst, as mesazhet e zëvendëspresidnetit amerikan, Xho Bajden nuk u shpëtuan interpretimeve subjektive dhe sipas interesave meskine të atyre që ushtruan dhunë dhe që synuan bllokimin e institucioneve dhe rrëzimin e shtetit. Devijimi i natyrës së vizitës së Xho Bajdenit në Kosovë kishte filluar ende pa ardhur, dhe keqinterpretimi i mesazheve të tij filloi drejtpërdrejt dhe ende pa u kryer vizita e tij.

Dhe ndodhi ajo që kishte nodhur edhe me mesazhet që kishte përcjellë sekretari i shtetit i SHBA-ve, Xhon Kerry gjatë vizitës së tij në Prishtinë, e që i kishte ofruar mështetje të plotë institucioneve të shtetit, dialogut Prishtinë – Beograd, marrëveshjeve të arritura me shtetet fqinje dhe që kishte dënuar ashpër aksionet e opozitës për të destabilizuar vendin. Atë botë, sekta okulte e Albinit kishte dalë me deklarata poshtëruese, denigurese dhe të tipit enverist të qëndrimit kunndëramerikan. Kjo sektë, nëpërmjet Albin Kurtit dhe Visar Ymerit jo njëherë ka shpërfaqur qëndrime kundëramerikane, dhe kështu ndodhi edhe tash me rastin e vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Xho Bajden: menjëherë pas mesazheve të qarta që ai përcolli për marrëveshjet e arritura me shtetet fqinje, për zhvillimin ekonomik dhe për luftën kundër korrupsionit, sekta okulte e Albinit sërish doli me qëndrime kërëcnuese, të tipit: këtë Qeveri nuk e shpëton as Xho Bajden. Në këtë mënyrë, sekta okulte e Albinit bëri të qartë edhe një herë se qëllimi i saj është rrëzimi i institucioneve të shtetit, rrëzimi i vetë shtetit, ashtu siç e ka pranuar Albini në një intervistë për një portal francez për politikë të jashtme.

Keqinterpretimeve të mesazheve të zëvendëspresidentit amerikan Xho Bajden nuk u kanë shpëtuar as disa portale, të cilat për të zbehur qartësinë e mesazheve të tij kundër dhunës dhe në mbështetje të prerë për marrëveshjet me shtetet fqinje, me  çka ua ka djegë çdo kartë partive opozitare dhe korpusit mediatik që ka nxitur dhe frymëzuar djegien e shtetit,  po fokusohen te një nga mesazhet që ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit dhe gjithë këtë ia faturojnë qeverisë aktuale. Në fakt, zëvendëspresidenti amerikan ishte shumë i qartë në mesazhet e tij edhe për luftën kundër korrupsionit, sepse ai bëri të qartë se korrupsioni është kancer dhe të gjithë zyrtarët e korruptuar duhet të largohen nga postet shtetërore dhe të tjera, por askund nuk ka thënë se kjo vlen thjesht për Qeverinë aktuale. Është adresim i zëvendëspresidnetit amerikan Xho Bajden për korrupsionin si dukuri që është në të gjitha nivelet e pushtetit, pra edhe në pushtetin lokal, edhe në institucione të pavarura kushtetuese etj. Xho Bajden askund nuk tha se korrupsioni qeveritar është kancer, kurse i pushteteve lokale, i gjykatave, i prokurorisë dhe i institucioneve të tjera nuk është kancer. Në këtë drejtim, pikërisht është Qeveria aktuale, e cila mund të jetë më së paku përgjegjëse për korrupsionin në Kosovë, pasi që kjo ka vetëm një vit e gjysmë që është duke qeverisur vendin, gjatë të cilës periudhë nuk ka skandale të korrupsionit, sikurse këto që po dëgjohen në audioincizimet e përgjuara para pesë-gjashtë vitesh. Gjatë kësaj periudhe, ndërkaq, ka shenja se lufta kundër korrupsionit ka filluar dhe pritet të vazhdojë, për dallim nga herët e tjera që kishte një rritje të vazhdueshme të tij. Prandaj, mesazhet e Xho Bajdenit për korrupsionin duhet kuptuar drejt si mesazhe për dukurinë dhe për luftimin e tij në të gjitha nivelet, bile edhe në atë medatik, e jo si mesazhe që i drejtohen thjesht Qeverisë. Për hir të së vërtetës, lufta e kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është një nga kushtet e BE-së për avancimin e marrëdhënieve të Kosovës me këtë bashkësi shtetesh, dhe është një nga çështjet parësore të kësaj Qeverie. Natyrisht si dukuri, korrupsioni në shtetet në tranzicion është një shumë shqetësues dhe shteteve të tilla u janë dashur vite apo edhe dekada për ta ulur në nivele të caktuara, e së këndejmi edhe Kosovës u duhen vite për ta ulur atë. Pozitive është se ka vullnet, ka shenja dhe ka rënie të tij gjatë qeverisjes aktuale.