Xhon Boltoni dhe ndarja e Kosovës

01.06.2019 11:30:04

Nga Rexhep Kastrati

Ndarja e Kosovës, sa nga pasiguria, aq dhe nga përpjekja për manipulim të opinionit nga ata që kanë koketuar më linjën e Tiranës/Kretës dhe atë udbasho-jugosllavokomuniste, ose që paguhen nga të tillët, është paraqitur në mënyrë krejt të pasaktë si rezultat të negociatave ndërmjet Thaçit dhe Vuçiqit.

Në këtë kontekst, kjo çështje është lidhur me Gjykatën speciale, apo edhe më kontekste aktuale të kësaj çështjeje, duke deformuar thelbësisht këtë çështje.

Këta që e bënë këtë deformim, në fakt bënë ashtu siç deshi Hashimi, për të hequr përgjegjësinë socio-historike dhe karakterin kundërkombëtare të shfaqjes së tyre si linjë në fundshekullin e kaluar pikërisht për të realizuar  ndarjen e Kosovës.

Pas kësaj, u kalua në spekulime të tilla që burimin e kanë në Zyrën e Hashimit, i cili ndarjen e Kosovës, qoftë si shkëmbim territoresh, apo edhe korrigjim kufijsh, e paraqitën si një zgjidhje që rridhte edhe nga konteksti aktual gjeopolitik!

Në këtë kontekst u spekulua shumë me SHBA-të, gjoja edhe ato janë pro angazhimeve të tilla territoriale, me spekulimin se gjoja këshilltari i presidentit Trump për çështje të sigurisë, Xhon Bolton ka mbështetur ndarjen e Kosovës.

Edhe pse ky është spekulim i pastër, megjithatë u bazua në qasjen e hershme të z. Bolton në raport me Kosovën, duke e përdorur si një lloj argumenti për të manipuluar opinionin.

E vërteta është se qasja e hershme e z. Bolton ndaj Kosovës, u përdor nga qarqe të Sorosit, që herët kanë filluar një fushatë kundër presidentit Trump, pikërisht për shkak të tij në raport me Sorosin!

Dhe kjo u kontekstualizua në kontekst të çështjes së ndarjes së Kosovës, e cila është një nga angazhimet e fondacionit Soros, edhe në rastin e takimeve që Soros i riu pat më sorosistët nga Kosova: Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku, Visar Ymeri, Korabi R. Sejdiu, Abelard Tahiri, dhe me Aleksandër Vuçiqin një javë pas takimit me sorosistët nga Kosova.

Dhe siç kanë dal tashmë informacione, takimi i sorosistëve nga Kosova me Sorosin e Ri, ishte bërë më ndërmjetësimin e Hashim Thaçit.

Në fakt edhe sikur z. Bolton të ishte vërtet pro ndarjes së Kosovës, nuk do të mund ta shtynte këtë çështje përpara, sepse çështja e kufijve të Kosovës nuk është çështje e izoluar, por çështje që kontekstualizohet në kontekst të procesit të shpërbërjes  së ish-Jugosllavisë, e që është realizuar në bazë të parimeve të Badinterit, e që në rastin e Kosovës janë legjitimuar në kuadër të Grupit të Kontaktit për Kosovën.

Pra, ndarja e Kosovës është çështje që bie ndesh me gjithë këto vendime që janë përfshirë edhe më kushtetutën e Kosovës.

Pra, nuk mund të kishte dhe nuk mund të ketë ndryshim kufijsh pa u shkelur këto parime, kurse shkelja e këtyre parimeve do të bëhej edhe nga shtete të tjera, të cilat nuk do ta linin si ekskluzivitet të serbëve të Kosovës.

Kjo do të sillte sërishmi gjakderdhje dhe rikthim të kasaphaneve si gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, e që do të ishte një përgjegjësi e madhe për vetë shtetet që kanë ndërtuar parimet e Badinterit dhe të Grupit të Kontaktit.

Në këtë kontekst, as z. Bolton dhe askush tjetër nuk mund të ishte dhe nuk mund të shtynte përpara çështjen e ndryshimeve të kufijve më mënyrë paqësore, pra që ndryshimi i kufijve të jetë rezultat paqësor i negociatave Thaçi – Vuçiq!

Kjo nuk do të thotë se nuk ka shtete që nuk kanë përkrahur dhe nuk përkrahin ndryshimin e kufijve ndërmjet Kosovës e Serbisë. Duhet të theksojmë se pis Serbisë, edhe Kroacia është e interesuar puna e etnitetit kroat në Bosnjë.

Po ashtu, shtete aleatë të Serbisë janë të interesuara për një ndryshim kufijsh, por, po ashtu, janë të vetëdijshme se kjo në mënyrë paqësore nuk bëhet, prandaj janë duke investuar shumë në fuqizimin e forcave anarkiste, por edhe në krijimin e rrethanave për destabilizim, kur edhe do të krijoheshin kontekste për konflikte lokale.

Destabilizimi i kërkuar nga shqiptarët, për çka Serbia dhe aleatët e saj janë duke investuar shumë, do të hapte rrugën për skenarë ukrainas, më ç’rast forcat serbe do të futeshin më Veri dhe do ta bënin akt të kryer amendimin e asaj pjese.

Përfundimisht duhet thënë se çështja e ndarjes së Kosovës nuk është çështje e shkarkimit apo e mosshkarkimit të z. Bolton, i cili më sa merret vesh nga një shkrim autorial në New York Times, edhe po qe se është shkarkuar përfundimisht nuk ka të bëjë fare me Kosovën, por më çështje të sigurisë kombëtare.

Duke parë reagimet lidhur me testet bërthamore të Koresë së Veriut, por edhe lidhur me ngritjen e tensioneve më Iranin, mund të supozohet se shkarkimi eventual i z. Bolton, mund të ketë lidhje me këto.