Xhudistja Majlinda Kelmendi, vajza që bëri historinë

08.08.2016 13:49:08

Nga Skënder MULLIQI

skender-mulliqiAbsolutisht, gjëja më e mrekullushme në jetën plotë sfida , në jetën e bujshme , të një femre dhe sportisteje brilante është kurorizimi më medaljen e artë të fituar në finalen e madhe të xhudos në Lojërat Olimpike në Rio, të pejanës Majlinda Kelmendit. Sa herë që druam dhe druam më arsye së a do të arrinë finalën e madhe, ajo gjeti forcën dhe kurajon për të qendruar sypatrembur përballë se cilës kundershtare .Majlinda kishte gjithë atë forcë, gjithë atë vullnet të qelikt, gjithë atë qetësi shpirtërore prej sportistjeje kulminate për të dalë e para siq doli e para , në shumë kampionate botërore dhe kampionate evropiane. Për tu stolisuar më medaljën e artë në një eviniment sportiv kulminant siq janë lojërat olimpike, duhet punë e madhe dhe përkushtim i madh .Ajo ngriti vetën , ngriti Kosovën dhe mbarë shqiparët në olimp. Ajo përballoi në finale italianen Odete Guiffrida, edhe pse dukej pak sa e lënduar. Ajo ishte e pa perkulshme, ajo u lartësua duke bërë kështu historinë . Kur mori medaljen e artë e emocionuar , nuk i përballoi lotët e gëzimit, . Majlinda e ngriti lartë flamurin dhe hymnin e Kosovës . U emocionuan të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe veprojnë në botë . Majlinda I tregoi botës sportdashëse së vajzat shqiptare shquhen më bukurinë që ua ka falë Zoti, fisnikërinë , dinjitetin , sukseset… Ajo u tregoi botës së si vajzat shqiptare dinë të bëjnë mrekullira. Pas fitorës së Majlindës edhe mengjesi dhe lindja e diellit e ditës së neserme për të gjithë neve ishin shumë më ndryshe . Ajo na bëri krenarë që jemi shqiptarë… Ishte kjo një ditë e madhe, një ditë që i harruam telashët që i sjellë jeta në nënqiellin e zymtësuar të Kosovës, nga ata që politikën dhe pushtetin , e kan kuptuar si trampolinë nga ku do të pasurohen pafundësisht në kurriz të qytetarëve të lodhur nga gjendja e dobët ekonomike Majlinda na bashkoi, siq po na bashkojnë sukseset e pa rreshtura të sportistëve-futbollistëve tanë në Evropë . Po mos të ishin sportistët të cilët janë bërë ambasadorët e Kosovës, nuk do të kishim pasur shumë më çka të lavëdrohemi . Suksesi i saj lidhet më punën dhe angazhimin e pa lodhshme të vëllezërëve Kukaj nga Peja.

Historia do ti mbanë në mend ata që e lartësojnë shtetin dhe popullin e vet, siq po e bëjnë këtë punë për mrekulli sportistët tanë , e kështu edhe sportistja e madhe ,Majlinda Kelmendi…