Xiaomi bëhet gati për Redmi Pro

19.07.2016 11:49:10

Tashmë dihet se Xiaomi do ta lansojë produktin e saj javën e ardhshme, dhe kompania kineze tashmë ka treguar se cili do të jetë produkti kryesor me të cilin do të debutojë në treg.

Përmes një postimi në Weibo, rrjetin social kinez është thënë se do të jetë Redmi Pro që do të zbulohet gjatë ditës – dhe jo Redmi Note 4 siç pritej.

Nëse ju kujtohet, një pajisje e panjohur e Xiaomi është parë në Geekbench javën e kaluar, duke zbuluar Helio X25 SoC, 4GB RAM dhe Android 6.0.

Raportet thonë se kjo pajisje e re e kompanisë mund të jetë modeli i ardhshëm i Redmi Pro. Ka pasur edhe thashetheme se pajisja që do të bëhet zyrtare më 27 korrik dhe që e njëjta do të shfaqet  me dy kamera.