Xun Çetta: E shkruar më 2012-të

25.02.2019 20:57:06

Përshëndetje mikesha, miq, zonja e zotëri?:

Aktualisht në dukje është një situatë e ndezur politike por jo e pa njohur për mua. Sot kur mendohet se jemi në një situatë tepër të ndjeshme politike pikërisht këtu jam tepër i relaksuar dhe nga përvojat politike që kam po them se politika po kalon në lojë fëmijësh por mjerisht më ndikim për ne,rejonin dhe njerëzimin në tërësi.

Kur heshti dua të kuptohem drejtë se jam në vlug të përcjelljes së aktiviteteve politike dhe analizës së tyre si ngjarje e jo se nuk po kam interesim për çfarë po ndodh.
Heshtja në momente të caktuara para publikut,jo rrallë më ka ndihmuar ti analizoj më drejtë ngjarjet dhe veprimet e tjerëve në politikë por gjithsesi se nuk ka munguar edhe zëri im kritik.
Ja pak vlerësime politike të javës që po lëmë pas:
Prej se kur përplasëm në luftë më politikën e mashtrimeve për herë e më shumë po konstatoj se politika,ta shpreh një gjë dhe vepron krejt të kundërtën, Sa herë kam dëgjuar dhe besuar njerëzit të thonë se nuk kanë pretendime për këtë apo atë postë politik,pikërisht ata kanë bërë çfarë kanë dit e kanë mundur për ta arritur majën e pushtetit.

Nuk po përmendi emra ngase rregull i politikës së mashtrimit ishte ky veprim,ku duhesh ta thuash një gjë dhe ta bësh krejt të kundërtën,për çka nuk ka dal kot si fjalë e popullit kjo : (Politika është rrenë).
Nuk ka politikan të jetë bërë emër dhe të ketë arritur postin më të lartë deri në president,kryeministër e të ngjashëm e të mos ketë thënë rregullisht apo disa herë se nuk ka pretendime politike për poste të caktuara…Nuk ka politikan afirmativ i cili nuk është thirrur më së shumti në gjërat për të cilat ka bërë më së paku,nuk ka politikan karriere i cili ka marr vendim të rrezikshëm parasë te dali para popullit më qëndrim të
kundërt nga vendimi që ka vendosur ta marr. Më në fund nuk ka intelektual jo politik i cili nga ato pozita të mos i ketë shërbyer politikës dhe më pas të jetë futur në politikë e të mos ketë thënë :Jo nuk kam pretendime politike,unë jam njeri i arsimit,i shkencës ,i kulturës etj.
Kategoria e fundit janë dëshmuar si më të dështuarit në politikë dhe duke qenë në poste të politikave të dështimit ata jo rrallë janë dëgjuar të thonë : Kjo nuk është përgjegjësi e imja unë jam njeri i letrave,i shkencës i kulturës etj. ( Pas kjaq kohe sqari. Ishte S.H )
Për të mos e zgjatur më fakte të këtyre katastrofave politike të cilat rregullisht i kam evidentuar në kohë të caktuara,më emra e mbiemra individësh, unë tani po dal tek aktualiteti,kur kryeministri Thaçi duke qenë i kritikuar nga të gjithë për largimin e republikës si shprehje dhe rrëshqitjes në fusnotën e dilemave për Kosovën,ai tepër pa takt doli dhe nder tjera tha :
(Nëse të gjithë largohen nga termi Republikë unë nuk do ta bëjë këtë). Them pa takt,për arsyen se vetëm ky pra Thaçi ishte i akuzuari,e për më shumë ishte pa takt dhe banal si garant ngase kjo nuk zgjati shumë dhe ndodhi e kundërta çfarë garantoj. Mendoj se për kaq kohë nuk do duhej ta zbulon realitetin e gjuhës politike në diplomaci ku thuhet një gjë dhe veprohet e kundërta.
Po ndodhin si përsëritje zhgënjimesh këto dhe po kanë bazë vendimi qoftë edhe si pakicë ngase prapa këtyre vendimeve po qëndron edhe faktori ndërkombëtar,bile disa herë kisha dileme se a është kryeministri Thaçi zëdhënës i Krist Dellit dhe Tim Judah apo ata janë zëdhënës të z.Thaçi ???.
Kur Tim Judah tha se është sukses politik kur arrin negociata më rezoluta të vdekura ( Fjala ishte për 1244-shin),unë u ndala dhe mendoj : Po pse të frikësohem të futëm në ndonjërën parti politike edhe nëse ajo është drejt vdekjes së sajë si parti ?.
Kjo do kishte kuptimin e suksesit se gjoja i vdekuri nuk lëviz dhe ti i gjalli do ecësh përpara,por unë nuk do doja ta besoj se do del bash kështu për faktin se rezoluta 1244 ishte me mandat tre(3) vjeçar me mundësi të zgjatjes saj,por ja se sa vite kaluan dhe prapë edhe kështu si e vdekur ajo po damkos pavarësinë tonë madje nëse themi dhe po dukët se në politikë ndodhin çudira,ne atëherë kemi të drejtë të frikësohemi se nëse ato 88 njohje të pavarësisë sonë kanë ardhur si njohje veç e veç,ato për një moment më një vendim të diplomacisë ndërkombëtare si njohje,mund të shkojnë si paketë në diçka krejt tjetër…
Mjerisht tek ne ka mjaft të marrë politik vendor të cilët i mashtron mendja se është e pa mundur që politika ndërkombëtare ti hidh poshtë tëra këto investime politike çfarë ka bërë në Kosovë. I kam dëgjuar të thonë kështu jo më larg se mbarëm në ,,Debat Live” e tha profesor Arsim Bajrami,madje z.Bajrami më ka irrituar edhe më një konstatim të tij kur tha: Pavarësia nuk është rezultat as i faktorit ndërkombëtar e as i vet popullit apo faktorit vendor por është rezultat i rivënies së drejtësisë mbi pa drejtësinë.
Unë pajtohem pjesërisht por si jurist nuk mund ta thotë si konstatim atë duke mohuar faktorin e rezistencës sonë në shekuj kundër padrejtësisë. Këta politikan harrojnë se në Kosovë ka pas investime për menaxhim të situatave e jo investime më ide të zgjidhjes së problemit e as të bërjes si të pavarur duke na lenë të varur nga vet ata.

Politikan të tillë të mos harrojnë investimet politike në ish RSFJ dhe në fund u dashtë ti bombardojnë po ato investime të gabuara për sa vite më radhë.
Kosova,vërtetë ka kthesa të mëdha në vetëm disa fusha por edhe është shndërruar në kantier idesh dhe agjentësh të atyre ideve,është shndërruar në laborator ku testohet modaliteti i jetesës në kundërshti të ligjshme.
U pa se si në marrëveshjen Kosovë-Serbi,pika kufitare mund të quhet me tri palë idesh dhe emërimesh !!!. U pa tani se si mund te bashkëjetoj rezoluta 1244 me vendimin e GJND-së dhe nëse kapërdihet disi deklarata e pavarësisë!!!. Ku dhe në cilin vend të botës ka ndodhur kjo që të legjitimohen tri gjëra të kundërta në ekstrem njëra më tjetrën?.
E pamë si doli ambasadori Krist Dell në RTK me 23.02.2012 dhe si reprizë dy ditë rresht duke përbuzur ata qe dalin më flamuj në gjoks apo jake të xhaketave dhe më simbole tjera a në të njëjtën kohë ai vet po aty në atë studio ishte më flamurin amerikan në jake të xhaketës,për çka e respektoja krenarin e tij për shtetin amerikan,por edhe u ndjeva keq të na përbuz neve në vendin tonë me flamujt dhe simbolet tona !!!.
Po ashtu z.Dell duhet ta kupton nivelin e tij aspak diplomatik dhe të ultë kur përsërit si kopje z. Thaçi,po si të ishte zëdhënës i tij,apo ndoshta deshi të alarmoj se ky ishte mendimi i tij çfarë ka grabitur dhe ka thënë kryeministri Thaçi dy ditë më parë,duke akuzuar LDK-në dhe parti tjera si anti amerikane dhe anti evropiane vetëm e vetëm pse mendojnë ndryshe në fusnotën e sherrit dhe dilemave që ka ngritur ajo…
Nuk është demokracia amerikane kjo : Nëse nuk je më ne je kundër nesh !!!. Ju lutëm,kjo është prapaskenë e cila komprometon parimin demokratik çfarë ka Amerika.

Isa Mustafa nuk mund ta thotë këtë si kundërpërgjigje ngase z. Dell sot ashtu si zonja Keidanov dje po diktojnë politikën në Kosovë ,ky realitet bëri që edhe presidentja Jahjaga sapo u deklarua kundër fusnotës,pas gjitha këtyre përsëritjeve qe po kopjonin njëri tjetrin ajo ja uli fitilin kundërshtimit dhe takimin e bisedimeve e shpalli si të suksesshëm…

Dashtë zoti e del si politikë zyrtare e Amerikës kjo e jo e individëve dhe biznesit politik në këto situata në Ballkan si dhe dashtë zoti e del hair nga ky diktat i jashtëm dhe kjo dëgjushmëri e brendshme politike…

Si gjithherë filloj më pak sqarime e po dal përtej asaj qe doja ta them. Ajo që duhet ta sqaroj tani fare në fund është fakti se unë,nuk frikësohem edhe aq shumë nga këto lojëra fëmijësh çfarë po bëjnë të quajturit burra në emër të politikës,nuk frikësohem nga vet fakti se edhe ata vet janë bindur se kujdestaria e këtyre lojërave nuk pushon ajo po lëviz.
Unë personalisht,tani pas kaq vite përvojash në atë kujdestari, nuk e kam problem thyerjen e politikave që po dështojnë,sa e kam problem kujdesin e ardhjes së po atyre instalimeve çfarë bëjnë në emër të ndryshimeve që nuk mund ti ndalin tutje,ashtu siç kam thënë e sqaruar sa e sa herë. Kjo tani është finalja e përballjes sime më politikën për kaq vite sa më kanë mbetur.
Tentativat e dy instalimeve në emër të reformave apo edhe ndryshimeve në ekstrem i patëm,pra patëm individ nga njëri bllok i cili ishte në disa emisione para sa muaj dhe individi i bllokut tjetër po ashtu në tentativë ishte tani krejt vonë e që të dy bashkë,kanë për qellim ta eliminojnë Vetëvendosjen nga të qenit opozitë e ndryshimeve. Kjo e fundit mjerisht edhe po bënë gabime politike të cilat po favorizojnë kundërshtarët politik si dhe ka elemente të gjuajtur për ditën dhe momentin kur i kërkon nevoja të jen aty.

Veprimi nga distanca në politikë dhe shfrytëzimi i idealistëve në heshtje nuk është gjithherë varianti më i mirë aq më pak më ata që u kanë pir lëngun këtyre lojërave.
Luzern 25.02.2012