Ylli i PSG-së ia shpëton jetën kundërshtarit në fushë (VIDEO)

12.10.2016 21:33:10

Serge Aurier i cili më herët ishte temë e medieve botërore pasi kishte sulmuar një polic francez, është bërë edhe një herë kryetemë, por për diçka pozitive.

Gjatë takimit mes Bregut të Fildishtë dhe Malit gjatë fundjavës ylli i Paris Saint Germainit ka bërë një gjest të madh.

Aurier ia shpëtoi jetën sulmuesit Moussa Doumbia, i cili luan për klubin rus Rostov. Doumbia ka rënë në tokë pas 20 minutash të ndeshjes pasi pësoi krizë epileptike.

Aurier ka qenë një nga të parët që i ndihmoi sulmuesit, duke e parandaluar kalimin poshtë të gjuhës dhe kështu i shpëtoi jetën 22-vjeçari.