Ylli shqiptar i kikboksit magjeps SHBA, shkatërron rivalin në 13 sekonda!

07.07.2019 18:04:59

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në Orlando të Floridës u ndeshën gjigantët e kikboksit botëror Elvis Gashi dhe Justin Houghton.

Kjo përballje e shumëpritur për fatin e “keq” përfundoi shumë shpejt, me boksierin shqiptar që e përfundoi luftën për 13-të sekonda në raundin e parë.

Elvisi në sekondën e 13-të të raundit të parë me një super goditje e la të shtrirë në tapet kundërshtarin e tij, ndërsa komentatorët shpërthyen me vlerësime për goditjen e tij dhe talentin që ka.

Shqiptari pas duelit tha: “Ju ishit dëshmitarë të ngjarjes ma jepni mundësinë për titull”.