Ymeri: Deputetët s’janë të interesuar të kërkojnë drejtësi për Astritin

20.12.2016 15:27:42

​Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në seancën e jashtëzakonshme për vdekjen e Astrit Deharit, ka akuzuar Prokurorinë dhe Policinë e Kosovës, se më shumë kanë qenë të angazhuara për propagandën mediale se sa në zbardhjen e rastit.

“Përgjegjësia e shtetit është e pashmangshme. Deputetët nuk janë të interesuar për të kërkuar drejtësi për Astritin. Kjo për shkak se Kadri Veseli po kontrollon edhe Kuvendin, dhe për këtë arsye po pengon një seancë të kërkuar sipas shoqërisë civile”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se familja Behari vazhdimisht ka insistuar që të ketë drejtësi, e cila nga krerët politik transmetohet si përfitim i VV, por gabojnë sepse me drejtësi përfitojnë qytetarët e Kosovës, përveç klanit Pronto, i cili i frikësohet drejtësisë.

“Shumë vonë kanë dal në sipërfaqe, vepra e Kadri Veselit shumë vonë ka dal në publik edhe pse vepra e tij është që nga viti 1999”, tha Ymeri.

Sipas tij, raporti i autopsisë nuk e përmend termin vetëvrasje por është keqpërdorur nga Sylë Hoxha.