Ymeri thotë se Mogheritit ia sqarojë se imponimi (i demarkacionit) sjellë krizë

04.03.2017 17:16:42

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri duke folur për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, ka thënë se Kosova duhet t’i ketë kufijtë e vet.

Por ai ka thënë se kjo duhet bërë sipas të drejtës publike ndërkombëtare dhe sipas parimit të mos humbjes së territorit, që sipas tij, marrëveshja me Malin e Zi i cenon të dyjat.

“Kosova duhet t’i ketë kufijtë e vet të shënjuar. Por kjo duhet bërë sipas së drejtës publike ndërkombëtare dhe sipas parimit të paprekshmërisë së integritetit territorial të Republikës. Marrëveshja me Malin e Zi i cenon të dyja. Nuk bën të humbim territor. Duhet të insistojmë për trajtim të barabartë e dinjitoz”, ka shkruar Ymeri në facebook, ku ka treguar për temat më të cilat kanë diskutuar më përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Ymeri poashtu ka folur edhe për dialogun me Serbinë për të cilin ka thënë se nuk as dobi e as drejtësi, transmeton lajmi.net.

“Është edhe e padrejtë e edhe gabim që në raport me shqiptarët e veçanërisht me Kosovën të aplikohen kritere e kërkesa të cilat e kushtëzojnë pabarazinë mes popujve dhe nuk bazohen në parimin e reciprocitetit të marrëdhënieve e respektimin e ndërsjellë të sovranitetit mes vendeve”.

“Nuk ka as dobi e as drejtësi nga një dialog me Serbinë që nuk bazohet as në parime të marrëdhënieve mes dy shteteve e as në parimin universal për lirinë e popujve”,

“Imponimi sjellë krizë, shqetësim dhe indinjatë. Populli i Kosovës kërkon paqe, zhvillim e punë. Jo nënshtrim. Jo cenim territori. Jo mohim sovraniteti. Jo përdhosje dinjiteti. Këto ia sqarova edhe znj. Mogherini ka shkruar Ymeri .