Ymeri uron Kurban Bajramin: Sakrifica e përkushtimi janë përgjegjësi e jona

12.09.2016 12:29:34

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri u ka uruar myslimanëve Festën e Kurban Bajramit.

Ai ka thënë se përgjegjësi e secilit është sakrifica, përkushtimi e solidariteti.

“Sot vizituam Bashkësinë Islame të Kosovës për t’ua uruar krerëve të saj festën e Kurban Bajramit.Shfrytëzoj rastin t’ua uroj të gjithë shqiptarëve të besimit Islam Kurban Bajramin. Sakrifica, përkushtimi, vetëmohimi, solidariteti, janë përgjegjësi që i kemi karshi të mirës së përgjithshme, e që kushtëzojnë një shoqëri barazie e të drejtë”, ka shkruar Ymeri.