Ymerin nuk e bind as Mogherini: Nuk bëhemi bashkë në tradhti, jo demarkacionit

04.03.2017 12:48:47

Pas takimit me përfaqësuesen e lartë të Parlamentit Evropian Fredericka Mogherini, lideri i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Vetëvendosje nuk i ndryshon qëndrimet e saj pavarësisht takimit.

Ymri ka thënë, nuk mund të ketë ndryshim pasi i bie që po bëhemi bashkë në këtë tradhti.

Ai, gjithashtu, ka konfirmuar se do të marrin pjesë në seancë, por me kundërshtime.

“Sot e kemi Qeverinë partnerët e koalicionit që e mbrojnë këtë marrëveshje ma shumë se kushdo tjetër. Nuk mund të presim më shumë.  Ju keni pa si qytetarët e kanë kundërshtuar demarkacionit si e kanë kundërshtuar ekspertët më të mirë që e kanë dëshmuar se si Kosova dëmtohet.

Nuk mund të ketë ndryshim qëndrimi se do ti binte që ne po bëhemi bashkë në këtë tradhëti. Kta nuk janë të gatshëm të heqin dorë nga një nënshkrim kriminal.  Do të marrim pjesë në seancë duke kundërshtuar”, ka thënë ai.