Yoshinori Ohsumi nga Japonia fiton Nobelin për Mjekësi

03.10.2016 12:29:00

Yoshinori Ohsumi, nga Japonia, ka fituar Çmimin Nobel për Mjekësi, 2016.

Atij i është njohur zbulimi në autofagji, përkatësisht mënyra se si trupi riciklon komponentët qelizorë.

Puna e Ohsumit është thënë se i ka hapur rrugë kuptimit të “shumë proceseve fiziologjike, të tilla si përshtatja ndaj urisë apo përgjigjja ndaj infeksionit”.

Çmimi ka vlerën e 930,000 dollarëve.

Java e çmimeve Nobel ka nisur sot dhe do të vazhdojë me çmimet në fizikë, kimi, letërsi, për paqe dhe ekonomi, transmeton Evropa e Lirë. Çmimet për arritjet në shkencë, letërsi dhe paqe janë dhënë për herë të parë në vitin 1901, në përputhje me vullnetin e industrialistit suedez. Alfred Nobel.