Zaev: Dënojmë sulmin ndaj Todorovit, ajo që ndodhi është e palejueshme (Video)

01.06.2017 16:26:44

Kryeministri Zoran Zaev, pasi mori detyrën nga Emil Dimitriev, foli para gazetarëve për tema të ndryshme. Në pyetjen se nëse ka zhvillime të reja për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski, Zaevi tha se nuk ka informacione, por se do të mundohet që në afat sa më të shkurtë ta shkarkojë Zvërlevskin.

 

Zaevi është pyetur edhe për sulmin e sotëm ndaj ish-ministrit të shëndetësisë, Nikolla Todorov, ku tha se e dënon sulmin e tillë dhe se autori do të merr dënimin.

“Unë e dënoj mënyrën e tillë. Nuk i di detajet, Spasovski më informoi se bëhet fjalë për person fizik. Nuk i dijmë detajet për ngjarjet, por dënoj mënyrën e tillë. Më vjen mirë që Nikolla Todorov është i sigurtë dhe shëndoshë”, tha Zaevi.