Zaev merr garanca nga Merkel për reformat

12.07.2017 21:00:06

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev sot në kuadër të samitit për ekonomi dhe zhvillim të Ballkanit në Trieste të Italisë ka takuar kancelaren gjermane, Angela Merkel me të cilën kanë pasur takim bilateral.

”Qeveria është e vendosur që të bëjë reforma urgjente dhe të sigurojë rrugën për në BE dhe NATO dhe me këtë nënkuptohet edhe jetë më e mirë për qytetarët. Merkel më dha garanca se Gjermania do të mbështes vendin tonë në këtë rrugëtim.” tha Zaev pas takimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Më herët, Zaev është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama me të cilin gjithashtu janë diskutuar çështje të rëndësishme për Ballkanin.

”Nuk ka tendosje ndërmjet nesh në nivel shtetëror. Kishte disa tendosje të brendshme politike dhe një retorikë në rritje, madje skandaloze në Maqedoni, për të cilën nuk dua të flas. është e thjeshtë, aq sa Maqedonia është më e fuqishme, më demokratike dhe më e sukseshme, po aq më e fuqishme dhe më e mirë është Shqipëria. Pasi që në Maqedoni jetojnë shqiptarë që janë popull shtetformues dhe sa janë ata më të mirë, aq jemi edhe ne dhe e ardhmja e jonë” i tha Rama Zaevit.