Zaev: Sonte pritet të përfundojë gjithçka rreth qeverisë së re

28.05.2017 12:44:36

LSDM-ja ka filluar mbledhje brendapartiake për të diskutuar detajet e fundit rreth qeverisë së re.

 

I pyetur nga gazetarët se a do të pranojë emrat që janë nën hetimin e PSP-së, Zaevi tha se nuk ka prova se emrat e ministrave të rinj janë nën hetim nga PSP.

Zaevi foli edhe për atë se kur do të propozohet programi i ri qeveritar për t’u votuar në Kuvend, ai tha se kjo mund të bëhet edhe sonte nëse gjithçka është gati.