Zaev:Unë do të vazhdoj ta përkrah sportin e Maqedonisë dhe me këtë jam krenar

26.08.2016 18:22:25

Lideri opozitar Zoran Zaev, sot pasdite përmes profilit të tij në rrjetin social Facebook, ka publikuar video porosinë lidhur me ndeshjen e mbrëmshme në futboll ku K.F. Shkëndija nga Tetova ka pasur gjasë historike për hyrje në Evropë.

“Si shumica prej jush unë e dua futbollin. Mbrëmë njëri nga ekipet tona kishte gjasë të luajë në Evropë dhe kjo është punë e mrekullueshme. Unë e dua Maqedoninë dhe prandaj bëj tifo për klubet tona. Mbrëmë loznin maqedonas, shqiptarë, boshnjakë dhe të tjerë, dhe të gjithë luftonin për qëllim të njëjtë dhe këtu qëndron bukuria e sportit, kjo është bukuria e Maqedonisë. Është për keqardhje që këtë nuk e shohin kundërshtarët tonë. Unë do të vazhdoj ta përkrah sportin e Maqedonisë dhe me këtë jam krenar”, thotë Zaev në këtë video adresim.

Ky reagim i Zaev ka ardhur pas publikimeve të shumta “qortuese” për Zaevin nga portalet dhe mediat në gjuhën maqedonase.

Nga ana tjetër Ekipi i futbollit “Shkëndija” sot për Nova kanë theksuar se ndeshjen e mbrëmshme e kanë ndjekur lideri i opozitës Zoran Zaev si dhe zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski.