Zafir Berisha pranon së është kandidat i NISMËS për kryetar të Prizrenit dhe se PAN-i nuk i ka numrat

15.08.2017 20:07:48

 

Zafir Berisha është nominuar për kandidat të kryetarit të Komunës së Prizrenit, nga partia e tij Nisma për Kosovën.

Lajmin e ka konfirmuar vet Berisha në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit.

Në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë tha se “nuk o zbulim me ditë pse nuk po vazhdon seanca konstituive”.

“S’i kemi numrat”, ka thënë deputeti i Kuvendit të Kosovës, që është pjesë e koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN), teksa shton se Qeverinë e Kosovës do ta bëjnë me më shumë se 61 vota.