Zbardhen bisedat private mes Ronaldos dhe presidentit të Real Madrid

09.03.2020 00:37:30

Cristiano Ronaldo ngjalli shumë spekulime me praninë e tij në “Santiago Bernabeu”. Portugezi fluturoi drejt Madridit me avionin e tij privat për të qenë spektatori “VIP” në “El Clasicon” përballë Real Madridit dhe Barcelonës.

Bisedat mes tij dhe presidentit të Realit, Florentino Perez nuk kanë munguar as gjatë kësaj ndeshjes, madje gjatë ditës së sotme mediat spanjolle kanë publikuar një bisede private mes të dyve, shkruan “Diariogol”.

“Nëse do të isha akoma tek Reali, do të ishim favorit për të fituar gjithçka në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Champions League”, mësohet t’i ketë thënë CR7-ta presidentit të Realit, Florentino Perez. Kjo bisedë ka ngjallur polemika të shumta për një rikthim të mundshëm të Cristianos në “Santiago Bernabeu”