Zbardhet plani: Spanja do të rikthejë futbollin me 5 faza, stadiumet bosh deri në dhjetor!

24.04.2020 21:55:44
Deri në 27 maj nuk do të ketë asnjë vendim! Stërvitjet, udhëtimet e ekipeve, grumbullimet, testimet e kështu me radhë do kenë rregulla strikte”
Javier Tebas

Javier Tebas, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, në një videokonferencë sot ka shpalosur strategjinë që organi i tij duhet të ndjekë në mes të pandemisë në mënyrë që të rifillojë futbolli sërish në Spanjë.

Numri 1 i federatës shpjegoi pesë fazat që futbolli spanjoll duhet të respektojë dhe ka sqaruar se kompeticionet do të rifillojnë dhe do të mbarojnë në kohë.

“Industria e Sportit gjeneron 1.37% të prodhimit të vendit dhe gjeneron 180 mijë vende pune. Nëse nuk mbyllim kampionatin, humbjet ekonomike do të jenë 1 miliardë euro, kurse me dyer të mbyllura rreth 300 mln euro”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook.

“Deri në 27 maj nuk do të ketë asnjë vendim! Stërvitjet, udhëtimet e ekipeve, grumbullimet, testimet e kështu me radhë do kenë rregulla strikte. Deri në dhjetor do të luajmë pa tifozë, kjo është e sigurtë”.