Zbardhja e provave të prokurorisë: Avokati Gazmend Halilaj i kërkonte fotografi të organit gjenital të miturës nga Drenasi

13.11.2019 22:16:14

Heroi i vetëshpallur në media, gjatë fillimit të vitit 2019, avokati Gazmend Halilaj, se ka shpëtuar një të mitur nga abuzimi seksual që i bën profesori dhe polici hetues, u akuzua se edhe ai është i përfshirë në skandalin seksual.

Lajmi.net ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë Themelore e Prishtinës të ngritur ndaj gjashtë për përfshirëve në rastin “Drenasi”, ku thotë se avokati Gazmend Halilaj ka qenë i përfshirë në rastin e të miturës së Drenasit nga data 29.11.2017, datë kjo kur A.G. ka mundur t’i ketë 17 vjeç.

Halilaj gjatë kohës kur po e mbronte të përfshirin kryesor që abuzoi seksualisht me nxënësen e tij, asokohe 16 vjeçare, kishte bindur viktimën që të shkoi në prokurori dhe të ndryshoi deklaratën e saj të dhënë në Policinë e Kosovës.

Pasi e bindi ta ndryshoi deklaratën, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë, avokati e bind vajzën, asokohe 17 vjeçare, t’i dërgoi foto nudo duke përfshirë edhe fotografi ku shihet organi gjenital i saj.

“Nga muaji shtator i vitit 2017, duke keqpërdorë pozitën apo autoritetin e tij mbi viktimën në cilësinë e avokatit mbrojtës të pandehurit Shkelzen Gjekaj, i dyshuar se e ka keqpërdorë seksualisht nxënësen e vet të dëmtuarën A. G., gjerë sa e dëmtuara e ka paraqit rastin në Stacionin Policor në Gllogoc ndaj arsimtarit të saj për keqpërdorim seksual,i pandehuri Gazmend ka përfituar nga ai rast,ku e bind të dëmtuarën që ajo të shkoj në prokurori dhe ta ndryshoj deklaratën e saj të dhënë në Policinë e Kosovës kundër arsimtarit të saj, tani të pandehurit Shkelzen, duke i thënë të dëmtuarës se “ i thash Shkelzenit mbaje premtimin, mos e rrej dhe mos e mashtro të dëmtuarën, je treguar shumë e vendosur, ama të ka obligim tërë jetën”, pastaj ka filluar që ta josh të dëmtuarën A. G të datëlindjes 19.06.2000, aq shumë ku e dëmtuara me kërkesë të pandehurit me datë 29.11.2017 i dërgon fotografi nudo të saj duke përfshirë edhe fotografinë ku shihet organi gjenital i saj dhe me të njëjtin shkëmbejnë biseda të shumta intime, ku në një rast i pandehuri i thotë viktimës “Që ditën e diel do të vijmë në zyrë për të kryer marrëdhënie seksuale”.

Pasi Halilajt i është tërhequr vëmendja nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit që të mos i pengoi hetimet në rastin e Vesel Veselit hetuesit policor i përfshirë në rastin “Drenasi”, prokuroria thotë se “duke qenë i vetëdijshëm për pasojat që mundë t’i ketë në rastin e keqpërdorimit seksual që i ka bërë edhe ai vet të dëmtuarës A. G. dhe nga frika se do të zbulohen provat që gjenden në telefonin e të dëmtuarës, e ka frikësuar dhe detyruar të dëmtuarën që ajo tu shkruaj portaleve të ndryshme, se kinse “Gazmendi është shpëtimtari i saj” dhe “atë e konsideron si vëlla” dhe se kinse “ajo ka me bërë vetëvrasje”, nëse asaj i zbulohen dhe publikohen provat nga telefoni i saj”.

Avokati Gazmend Halilaj (37 vjeçar), në deklaratën e dhënë në prokurori, është vetëdeklaruar se nuk ndihet fajtori për asnjërën prej veprave penale që është ngarkua.

Ai ka thënë se pa asnjë interes, por duke qenë i vetëdijshëm se po rrezikon jetën e tij dhe të familjes së tij, duke u  munduar të shpëtoi një jetë nga njerëz me pozita shumë të larta në institucionet e sigurisë në mënyrë humane ka bërë që të zbulohet ky rast dhe “jam i vetmi person që edhe e kam zbuluar këtë rast, duke e denoncuar te organet kompetente-prokurori i shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovë.”

“Po të kisha pas qëllim të keq unë le që nuk do ta kisha lajmëruar rastin, por do të i kisha asgjësuar edhe provat e në veçanti telefonin e vajzës A.G., por duke u munduar që e njëjta mos të trajtohet ma si skllave dhe me qëllim që ai grup i fuqishëm i policisë të mos i keqtrajtoj edhe gratë dhe vajzat tjera, unë kam marr guximin që të paguaj me çfarëdo çmimi vetëm që raste të ngjashme të mos ndodhin ma. Tek e fundit prej këtij rasti që unë e kam denoncuar janë denoncuar dhe zbuluar edhe dhjetëra raste tjera në gjithë Kosovën, prandaj përveç rrezikut për mua dhe familjen time deri sa unë nuk kam dëmtuar shtrënguar, detyruar, paguar, keqpërdor, shantazhuar, rrezikuar askënd, konsideroj që jam tërësisht i pafajshëm dhe në bazë të ligjit të aplikueshëm mbi mbrojtjen e sinjalizuesve unë do të duhej të mbrohesha nga vet shteti, sepse i vetmi që e kam zbuluar këtë rast dhe ja ka afruar prokurorisë të gjitha provat jam unë. Dua të theksoj: se njerëz me pozita të fuqishme qoftë në aspektin zyrtar dhe material kanë bërë gjithçka që është e mundshme që prokurorinë dhe gjykatën ti venë në aso pozite duke ju ofruar edhe informacione krejtësisht të rreme, vetëm për të më denigruar mua dhe kinse për tu munduar ta barazojnë veprimin e zotëriut Vesel Veseli, me veprimet e mia e që faktikisht janë krejtësisht të kundërta,dhe mjeku që ka marrë një jetë gjendet në arrest shtëpiak,ndërsa unë që e shpëtova viktimën e këtij rasti dhe disa të tjera potenciale gjendem në masën e paraburgimit, ku gjendja ime shëndetësore është jashtëzakonisht e rëndë”, thotë deklarata e Halilajt para prokurorisë.

Halilaj thotë se nuk e mban mend se prej kur e njeh A.G., por kur pyetet se a e ka bindur vajzën të tërheq deklaratë lidhur me profesorin Shkelzen Xhekaj, ai ka thënë këto fjalë:

“Më kujtohet thotë se viktima ka qenë në zyrën time, e kam qit jashtë, i kam thanë e kam të ndaluar me fol me ty, më ka shkruar në “facebook”, ja kam bërë bllok, ndërsa jo që nuk kam ndikuar, por edhe me dashtë nuk kisha mund, skam pas kur far fuqie disa herë prokurorja e ka pyetur, deklarimin a jeni duke e bërë në mënyrë vullnetare, ajo është përgjigjur në prezencë edhe të avokates së saj, mbrojtëses së viktimave se po dhe nuk jam nxitur nga askush”.

Halilaj thotë se A.G., ka kërkuar që ta pajtoj me profesorin, por ky thotë se i ka dhënë disa këshilla.

“Në pyetjen tjetër në prokurori se a ka kërkuar A.G., që ti ta pajtosh me profesor Shkelzenin, ai ka deklaruar se po ka kërkuar, dhe sipas dijenisë time pasi që është mbyllur rast në prokurori,por unë i kam thanë: ti vazhdo shkollën,merru me sport, ta ka fal zoti talentin,ndihmoju prindërve në kohën e lirë dhe mos bjerë në dorë të krimit dhe mos të përdorin për qëllime të veta si vegël dhe i kam thanë ty të shoh si fëmiun tim dhe e kam qit jashtë nga zyra”, ka thënë ai.

Se rasti ishte i menduar mirë nga Halilaj, e dëshmon deklarata e tij e dhënë në prokurori.

Ai tani viktimizohet se kur A.G., i kishte shkuar njëherë në zyre dhe kishe vërejtur një afërsi ky ka tentuar ta largoi nga zyra e më pas A. i kishte thënë se gjoja Vesel Veseli e ka dërguar për ta provokuar.

“Rreth deklaratës së tij të dhënë në Inspektoratin Policor, ku ka thanë se  A. ka shkuar në zyrën e tij dhe ai ka vërejt një lloj afërsie nga ajo, ky ka thanë se e kam qit jashtë, kah u dal ajo ka filluar me qajtë dhe prapë u kthye dhe ka thanë se e ka dërguar Veseli për të më provokuar, ku unë fillimisht nuk i kam besuar, por pasi mu ka kujtuar një rast ku unë  kam mbrojt kundërshtarin e djalit të tij, kam thanë mundë me qenë e mundshme, pastaj i kam thanë vajzës të ulet dhe nuk kam guxuar ma të sillem në mënyrë të prerë nga frika se mos të bjerë krejt në dorën e Veselit dhe prej atëherë ja kam kthyer përshëndetjet sa herë më ka shkruar”, ka thënë ai.

Rreth asaj se a ka pasur ndonjë aferë dashurie me të dëmtuarën, Gazmendi përgjigjet se është i sigurt se para moshës 18 vjeçare jo, “as që kam menduar, por për moshën pasi ajo i ka mbushur 18 vjet dhe është bërë madhore konsideroj të mos përgjigjem.”

“Thotë se nuk e ka ditur se kjo është në lidhje dashurie me Vesel Veselin e as që i ka interesuar me kënd është në lidhje ajo,ka qenë qytetare e lirë,ndërsa sa i përket marrëdhënieve të tij  me Veselin ky thotë se i ka pas të mira,ndërsa ai Veseli gjithmonë është munduar të më dëmtoj dhe vetëm nga fakti se e kam mbrojt një kundërshtar të djalit të tij. Thotë se  A. i ka thanë këtij se Veseli, po e detyron me shantazhuar persona dhe biznese të ndryshme në Drenas,për këtë edhe e kam njoftuar prokurorinë.Në lidhje me shtatzëninë e A., ky thotë se e ka kuptuar pas abortimit që ka bërë ajo dhe se këtë e ka kuptuar direkt nga ajo dhe është e vërtet se ky i ka thanë asaj se është i gatshëm me i ndihmuar përmes  njerëzve të tij,por siç thotë në njerëzit e tij, ka menduar në njerëzit kompetent që janë pjesë e zbatimit të ligjit,dhe e pranon se është e vërtet se ka kërkuar prova e prova nga A. për ta denoncuar Vesel Veselin dhe e njëjta ja ka dërguar ato prova edhe pse siç thotë, herë pas here ka hezituar me ja dërguar, sepse frikohej edhe nga gjykimi publik, por edhe nga Veseli dhe njerëzit e tij.”

Fotografitë e Veselit, thotë se ja ka dërguar A. nga telefoni i saj, duke përfshirë edhe atë fotografinë ku Veseli është tërësisht i zhveshur, dhe tek atëherë thotë, se ka besuar që është e vërtet dhe e ka njoftuar prokurorinë, por garanton se ky nuk e ka postuar atë fotografi nëpër portale.

Sa u përket fotografive provokuese nudo  të A. që i janë dërguar Gazmendit, thotë se po e vërtetë është, por thotë se A. i ka thanë se këto ja ka dërguar Veseli, në mënyrë që me t’i ruajt për mos e denoncuar ka qenë në dijeni se je duke mbledhur informata, por thotë Gazmendi unë ato fotografi menjëherë i kam fshirë dhe nuk i kam keqpërdor.

Prokuroria nga ekzaminimi i telefonit të Gazmend Halilaj, thotë se i njëjti me të dëmtuarën ka komunikuar edhe pasi asaj të dëmtuarës i është konfiskuar telefoni.

I pandehuri Gazmend Halilaj, në periudhën kohore nga data 20.02.2019, e deri me datë 27.02.2019, duke komentuar dhe duke u prononcuar për media të ndryshme e ku ndër të tjera ka thanë se kinse IPK dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë shpërnda informata për jetën private të viktimës A.G., ka ndikuar në viktimën që e njëjta përmes mediumeve (numrat ja ka siguruar i akuzuari) të  paralajmëroj se në rast se informatat nga jeta e saj private publikohen në media atëherë ajo do ti jap fund jetës. Këtu, pra shihet ndikimi direkt tek e dëmtuara nga ana e të akuzuarit, për çka ajo më pastaj ka hezituar të deklarohet edhe në prokurori, por edhe në Inspektorat lidhur me të akuzuarin, por edhe  disa persona tjerë.

Se  Gazmend Halilaj, ka pas ndikim direkt tek e dëmtuara, kur ajo u tërheq nga deklarata në rastin e parë që është paraqit në prokurori kundër Shkelzen Gjekaj, kjo tani më shihet nga bisedat që janë zhvilluar ndërmjet tij dhe viktimës duke filluar nga data 29.11.2017, e ku avokati kërkon nga viktima detaje nga raportet e saj me profesorin Shkelzen e ku ndër të tjera i kërkon edhe një incizim të mundshëm ku është përfshirë atëherë klienti i tij Shkelzeni, sepse siç i ka thënë, po i interesojnë veprimet e Shkelzenit.

“Gjatë komunikimeve që kanë bërë viktima dhe avokati Gazmend shihet edhe një afërsi ndërmjet tyre e ku herë pas here viktima i dërgon edhe fotografi nudo duke e përfshirë edhe fotografi të organit gjenital të saj.”

Prokuroria nga analizimi dhe hetimi i fakteve të grumbulluara ka vërëjtur dhe e citon disa herë në aktakuzë afërsinë e avokatit me A.G.

“Ndikimi i avokatit tek viktima dhe afërsia e tyre vërehet edhe në bisedën e datës 11.01.2018, ku bisedohet lidhur me ndryshimin deklaratës nga viktima për prof.Shkelzenin e ku avokati Gazmend Halilaj e siguron viktimën se nuk do të ketë pasoja pasi që gjatë deklarimit në polici, nuk ke pasur avokat dhe vlera e asaj deklarate është zero.Kurse, se ka ndikuar që ajo ta tërheq këtë deklaratë, ndër të tjera shihet edhe nga biseda tjetër ku i thotë,ai (mendon në Shkelzenin) të ka obligim tërë jetën,ndërsa viktima A.i falënderohet avokatit dhe i thotë ”Allahu të shpërbleftë Ty”. Se është kështu e vërteton në deklaratën e tij të dhënë në Inspektoratin Policor me datë 20.02.2019,kur pyetet se si dhe për çka keni  komunikuar me A.,vet Gazmendi, i cili ndër të tjera thotë ”Më ka shkruar në Viber dhe më ka kërkuar që ta ndihmoj të pajtohet me profesorin dmth.me Shkelzenin”. Kjo bisedë u zhvillua me datë 11.01.2018, ditën kur e dëmtuara ka ndryshuar deklaratën e saj në prokurori,në krahasim me atë që e ka dhanë në polici me datë 14.09.2017.”

Gjatë analizimit të materialit nga ekspertimi, është hasur edhe në disa audio-inçizime me biseda, ku në njërën nga bisedat Gazmendi, i thotë viktimës që ditën e dielë do të vijmë në zyre për të kryer marrëdhënie seksuale.

“Më datë 29.11.2017, gjatë bisedës që bëjnë i pandehuri Gazmend dhe viktima A. ndër të tjera Gazmendi i thotë: ej nja tjetër qoma (fjalën e ka për fotografi),viktima i thotë çfarë pe do,ai  i thotë ti e din,mke ngushtu ha-ha.ha si llokum i thotë viktima, e Gazmendi i thotë unë e shlyej menjëherë, dhe viktima i thotë pasi të pastrohem ti dërgoj, a ma i shlyen menjëherë dhe i thotë se unë mundë të vi edhe në mbrëmje qysh të konvenon ty dhe në çfarë ore don ti unë të vi,mirëpo ai i thotë po kam frik shumë nga ti, e kur ajo i thotë pse bre,ky i thotë rasti me Shkelzenin dhe ajo i thotë hiqu ti allahile,dhe kur pas pak ajo i  dërgon ndër të tjera edhe një foto ku shihet organi gjenital i saj ai i thotë of –of- of dhe mo aman se është vështirë për tu përmbajt, a të tranova a i thotë ajo dhe ky i thotë të lutem mos më qo ma dhe ajo prapë i thotë të tregova që të tranoj”, thuhet në aktakuzë duke ia hedhur poshtë të gjitha pretendimet dhe mohimet që Halilaj ka pasur lidhur me afrsinë me A.G., para moshës 18 vjeç.

Se avokati Halilaj ishte fajtor për krejt inskenimin e ngjarjes e pranon edhe vet A.G., jo para prokurorisë, por në një bisedë telefonike teksa thotë: Dreqi e hangt, krejt Gazmendit ja kam pa sherrin, krejt në qit ditë um pruni aj.”