Zbardhja e vrasjeve poltike, “Nyja Gordiane” e luftës sonë çlirimtare & ç’shlirimtare !

25.11.2019 23:55:39
Nga Fatmir Bajraj
Një dritë n’fund të tunelit !
Gjurmeve të një lajmi nga Tirana politike, i cili jep shpresë dhe entuziazëm se ma në fund dikujt atje i shkon ndërmendë që t’shkund sirtarët e mbuluar të harresës historike & histerike për krimet e kryera dhe n’veçanti për krimin makabër anti-shqiptarë, atë të 21 shtatorit 98 në kryeqytetin shqiptar-Tiranë, atentatin kundër Ministrit të Mbrojtjës së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi. – Urdhëri i prerë i Kryeprokurorës së shtetit shqiptar, zonjës Arta Marku dhënë të gjitha prokurorive të vendit për rinisjen e hetimeve të disa nga krimet e rënda, me theks të veqant, edhe atë të rastit të Ministrit të parë të Mbrojtjës së FARK-ut, kolonel Ahmet Krasniqi, urdhër ky që vë n’levizje Prokurorinë e Posaqme të Shqipërisë (SPAK) dhe Byronë Kombëtare të Hetimit të cilat do merren me zbardhjën e fakteve & të vertetave n’lidhje me krimin anti-kombëtar & anti-Kosovë. Vrasja e shekullit dhe implikimet anti-shqiptare ! Atentati ndaj Kolonelit, ishte atentat ndaj përpjekjeve biblike të popullit shqiptarë të Kosovës për liri dhe mbijetësë në njërën nga periudhat ma dramatike të fateve tona për liri a vdekje. Vrasja e Kolonelit, ishte goditje n’zemër e përpjekjeve titanike të popullit të pambrojtur të Kosovës, por liri-dashës & liri-kerkues deri n’frymen dhe n’piken e fundit të gjakut si çmim lirie dhe sakrifice sublime…! – Ekzekutimi i Ministrit të Mbrojtjës së Republikës së Kosovës, kolonel Ahmet Krasniqi, në kohën kur i njëjti bashkë me t’gjithë faktoret relavant në fushën e politikes dhe luftës, ekploronte t’gjitha mundësitë e perafrimit, bashkëpunimit dhe unifikimit nacional përball armikut të eger-gjakatar, ishte një goditje fatale interesit madhor kombëtar dhe lirisë së kerkuar n’fushëbeteja me armikun. Padyshim, interesi madhor dhe kulmor për vrasjën dhe ekzekutimin n’pabesi dhe n’pritë të kolonelit Ahmet Krasniqi, ishte i armikut shekullor sebo-sllav, por vendi, koha dhe mënyra e likuidimit të Heroit të Dardanisë Antike- Kosovës, jep faktin e pathyeshëm se aktin makaber të krimit, e kreu dora e zgjatur e armikut, dora e shqipëfolësve me gjak & gjene armiqësore, anti-kombëtare dhe anti-Kosovë. Kush urdhëroj vrasjën e Kolonelit-Hero dhe pse ? Fraksionet e ish LPK-së, të sofistikuara në Tiranën zyrtare të kohës, dhe të lidhura si mishi e thoni me “Revolucionin e vonuar” të 97-tës dhe eksponentë të djeg’jës dhe gadi zhërjës së shtetit shqiptar në atë revolucion të krimit dhe bandave mbi atdheun e shqiptarëve. Të vendosur në hotelin Rogner të Tiranës, pra larg vijave të frontit, pra largë nga aty dhe atje ku derdhej gjaku rreke i deshmorëve n’alltarin e lirisë, ky i vetquajturi SHP i UÇK-së, n’sinkron dhe i kordinuar me fraksione të ngjashme në Zvicër & Gjermani, “drejtonin” luftën, alias fondet për luftën, komunikatat dhe urdher-dhënjën për vrasjen e komandantëve real të luftës në Kosovë duke hap rrugë pushtetit të tyre mafio-kriminal dhe anti-kombëtar. Tirana kuislinge e kohës, ajo Tiranë e Fatosave : Nano-Klosi, aleate ideologjike e Athinës, Moskës dhe Beogradit, ishte n’krahë të kësaj kaste ideologjike dhe mafio-kriminale, duke mbeshtet dhe ndihmuar në aktet sabotuese dhe diversive ndaj luftës se popullit të Kosovës për liri dhe t’drejta kombëtare në Kosovën e robëruar. Koloneli u vra, ngase ideal & vepër jetësore kishte lirinë e atdheut, amanetin e brezave dhe të ardhmën e gjeneratave që do gëzonin kontributin dhe sakrificën sublime n’luftë me armikun. Pista e vrasjes së Heroit Ahmet Krasniqi, është e ngushtë dhe me emra t’përveqëm, por ajo pistë nuk duhet kamufluar duke e tejzgjeruar me qarqe dhe kauza histerike dhe inekzistente. Xhavit Haliti & Fatos Klosi janë protagonistë të krimit makabër mbi kolonelin Hero, Ahmet Krasniqi, ku bashkëpunimi në marrjen e vendimit, nuk përjashton asesi Azem Sylën, Hashim Thaqin dhe Kadri Veselin. Nese duam zbardhjën e vrasjes së Heroit Ahmet Krasniqi, zbardhje kjo e cila do bënte “prerje” të “Nyjes Gordiane”, përkatsisht, do ndihmonte edhe në zbardhjën e t’gjitha vrasjeve poltike të urdhëruara dhe të ekzekutuara nga e njëjta kastë mafio-kriminale që nga Ali Uka e deri të Smajl Hajdaraj, duhet t’kapën shtabistët e krimit anti-Kosovë të cilet ishin të vendosur në hotelin Rogner të Tiranës, dhe padyshim edhe të dy Fatosat : Nano-Klosi ! Vënja para Drejtësisë e t’lartë-përmendurve, do nxirrte n’dritë të diellit edhe autorët e krimit të cilët ekzekutuan kolonelin Hero, Ahmet Krasniqi në Tiranën kuslinge të pas “Revolucionit të vonuar të 97-tës” ! Zbradhja e vrasjes së shekullit, alias Ministrit të Luftës, kolonel Ahmet Krasniqi, do ishte dhe do jetë satisfaksion për familjën e Heroit, ushtarët & ushtarakët e Republikës së Kosovës, dhe vetë Institucionin shtetëror, titullar i të cilit ishte Ministri, pra FARK-un. Gjykimi dhe ndeshkimi i krmit & kriminelëve n’rastin e Heroit, kolonel Ahmet Krasniqi, do sqaronte kohen dhe rrethanat e ekzekutimit dhe do bënte të mundur që populli shqiptar i Kosovës t’a mëson drejtë historinë e vetë të lavdishme, poaq sa tragjike dhe histerike…! Të nxjerrën n’dritë të Diellit dhe “lakuriq” kriminelët nga Drejtësia edhe pse e vonuar. Atëherë dhe vetëm atëherë, koloneli Ahmet Krasniqi dhe ata të cilët kishin “fatin” e Tij, do prehen të qetë n’Panteonin e përjetësimit, aty dhe atje, nga ato lartësi, ku është vendi i grave dhe i burrave të cilet i kushtojnë veprën jetësore kombit & atdheut. Lavdi deshmorëve të kombit, Lavdi e përjetshme dhe e përbotshme, Heroit Ahmet Krasniqi, ish Ministër i Mbrojtjës në FARK.
f.b