Zbatohen masa për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve në bagëti në rajonet e përmbytura në Maqedoni

09.08.2016 15:34:03

Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) bën të ditur se në dy ditët e fundit ka ndërmarrë masa të evidentimit, vlerësimit dhe verifikimit të pronësisë së bagëtisë, në rajonet e përmbytura të Tetovës dhe Shkupit.

Gjithashtu AUV-ja ka ndërmarrë masa edhe për varrimin e bagëtisë së ngordhur. Aksioni është zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë për bujqësi, pylltari dhe ujra dhe me shoqatat veterinere, me qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive në këto rajone.