Zbatohet aksioni i dytë i lëshimit të peshqive në liqenin afër Koçanit

01.04.2017 10:53:27

Shoqata sportive “Peshku i Koçanit” e zbatoi aksionin e lëshimit të peshqve në Liqenin e Gradçes afër Koçanit. Ky është aksioni i dytë i lëshimit të peshqve, pas atij të nëntorit në vitin e kaluar.

“Në liqen janë lëshuar 1 mijë peshq të llojit krap, me peshë mesatare prej 50 gram dhe 300 kilogram krap me peshë prej 2 kilogram. Për këtë aktivitet janë harxhuar 100 mijë denarë”, deklaroi Dimitar Dimitrov, kryetar i shoqatës sportive “Peshku u Koçanit”.

Interessi për peshkim në Liqenin e Gradçes, sipas Dimitrovit është i madh, për çka flet edhe fakti se janë dhënë 70 leje vjetore. Ai theksoi se deri në fund të vitit planifikohet edhe një aksion për lëshimin e peshqve në këtë liqen.