Zbulimi rus me të cilin po qesh e tërë bota: Putin ka një gjen të artë

23.01.2018 12:59:44
Rrethimi trevjeçar i Leningradit nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore ka lënë pasoja për kodin gjenetik te qytetarët e Shën Petersburg, duke përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, i cili ka lindur vetëm pak vite pas pushtimit.

Pasi kjo nuk është fantastikë-shkencore ose teori, dëshmi është dhe filmi “Blockade Blood, Genetics“ me regji të Eleonore Lukianova, i cili  më 18 janar është parë nga zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Dumës, si dhe veteranë të Luftës së Dytë Botërore.

Pushtimi i Leningradit nga forcat gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore zgjati për 872 ditë, gjatë të cilave banorët gjetën mënyra të ndryshme për të mbijetuar – ata hëngrën minjtë, kafshët shtëpiake.

Që nga fillimi i pushtimit nazist të Bashkimit Sovjetik më 22 qershor, 1941, deri në fund të atij viti, 25.865 njerëz dhanë gjak për ushtarët e plagosur në këmbim të një ushqimi të pakët.

Për shkak të faktit se kjo ka krijuar një substancë të veçantë të gjakut që përmbante 10 për qind e qytetarëve me zero-gjak të Shën Petersburgut të sotme kanë “gjenin artë” – që është një mutacion gjenetik, që sipas psikologëve, kombinon të njëjtin grup psikologjik të sjelljes.

Si manifestohet ky gjen?