Zbulohen imazhet e personit që mori pjesë në vrasjen e 28 mijë...

Zbulohen imazhet e personit që mori pjesë në vrasjen e 28 mijë hebrenjve

29.01.2020 09:45:49

Historianët gjermanë kanë publikuar një fotografi të paparë më herët të kampit nazist të vdekjes Sobibor, përfshirë edhe ato për të cilat besohet se janë fotografitë e John Demjanjuk, i cili në vitin 2011 u dënua për rolin e tij në vrasjen e rreth 28 mijë personave.

Demjanjuk, ka lindur në Ukrainë, dhe ishte në krye të listës së nazistëve më të kërkuar për krime në qendrën “Simon Wiesenthal”. Ai ishte deportuar në Gjermani nga SHBA-të në vitin 2009, ku e kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës si mjeshtër i veturave, me qëllim që të ballafaqohet me drejtësinë.

Fotografitë që historiani Martin Kupers i përshkroi si “Holokaust në Poloninë e okupuar”, i përkisnin Johan Najman, zëvendëskomandantit të atëhershëm të Sobiborit.

Nga marsi i viti 1942 deri në dhjetor të vitit 1943, rreth 1,8 milionë hebrenj janë vrarë në kuadër të operacionit “Rajnhard”, kryesisht nëpër kampet Belzec, Sobibor dhe Treblinki.

Kanë mbetur disa fotografi të Sobiborit që ofrojnë pamje nga mënyra se si ka funksionuar kampi. Në fotografi shihet Najman duke kalëruar pranë rampës ku mbërrinin trenat për deportim.

“Në fotografi tjera shihen “travnikisit”, ata që punon në kampe si rojtarë, por që nuk ishin gjermanë, kurse në dy tjera shihet Demjanjuk që kishte mbërritur në Sobibor në mars të vitit 1943”, ka deklaruar Kupers.

Demjanjuk është shpallur fajtor për pjesëmarrje në vrasjen e të paktën 28 mijë hebrenjve, edhe pse ka mohuar se ishte gjendur atje. Demjanjuk ka ndërruar jetë në vitin 2012, por ky gjykim i ka hapur rrugë Gjermanisë për gjykime tjera.