Zbulohen ndryshimet e buxhetit për vitin 2016

31.07.2016 15:29:07

Në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë janë publikuar ndryshimet që janë bërë në buxhetin e vitit 2016. Me propozimin e ministrit të Financave Arben Ahmetaj, Këshilli i Ministrave ka vendosur që “Për buxhetin e vitit 2016”, të bëhen këto ndryshime: Neni 1 për buxhetin e vitit 2016, i cili përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve: -Të ardhurat 414 494 milionë lekë; -Shpenzimet 450 224 milionë lekë; -Deficiti 35 730 milionë lekë. Ndërsa buxheti i sigurimeve shëndetësore për vitin 2016 është: -Të ardhurat, gjithsej 36