Zbulohen shkaqet e vdekjes së Emiliano Sala

11.02.2019 22:17:29

Zbulohen shkaqet e ndarjes nga jeta të sulmuesit argjentinas Emiliano Sala. Vdekja e 28-vjeçarit u shkaktua nga lëndimet në kokë dhe në trupin e tij, kështu konfirmoi ekspertiza e autopsisë në trupin e ish-futbollistit argjentinas.

Trupi i Sala u nxorr këtë javë nga rrënojat e avionit që ndodhej në fund të detit në Kanalin e La Mansh. Më pas u dërgua në një morg në Bournemouth, aty ku u kryen edhe ekzaminimet e shkaqeve të vdekjes së tij.

Kujtojmë që 28-vjeçari po fluturonte me avionin tip Piper Malibu nga Nantes për në Cardiff, aty ku do të vijonte karrierën si futbollist. Ndërkohë që piloti David Ibbotson vijon të jetë i humbur dhe kërkimet për të janë pezulluar, derisa të grumbullohet shuma prej 300 mijë paund për të rifilluar një operacion privat për gjetjen e trupit të tij.

Ndërkaq, në vijim do të ketë një hetim që do të zgjasë 6 deri në 12 muaj për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit të avionit në det.