Zbulohet arsyeja e çuditshme e dëmtimit të Marcelos në shpinë

28.06.2018 18:27:19

Brazili është në ankth për Marcelon, i cili doli pas dhjetë minutash lojë kundër Serbisë për një problem në shpinë. Por arsyeja e dëmtimit të mbrojtësit të “Selesaos” duket e pazakontë sipas shtypit brazilian.

Mund të ketë qenë faji i dyshekut të hotelit ku kemi qëndruar në Moskë”, – ka shpjegua mjeku i kombëtares braziliane, Rodrigo Lasmar. Doktori brazilian nuk jep më shumë detaje, por impenjimi i Marcelos në ndeshjen e 1/8-ave kundër Meksikës është në dyshim.