Zbulohet detaj i ri: Logoja e “Zajednicës” me katër S dhe katër “Shajkaça”

28.03.2018 19:50:17
Përpos sloganit me katër S (Vetëm Uniteti e Shpëton serbin apo në origjinal- Samo Sloga Srbina Spasava) në logon e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, vërehet edhe një detaj i ri, kapela tradicionale serbe e njohur si “Shajkaça”.

“Shajkaça” është një simbol nacionalist serbë që nga fillimi i shekullit 20. Gjatë Luftës së Parë Botërore “Shajkaça” ishte bartur nga ushtarët serb në Mbretërinë Serbe, ndërsa gjatë Luftës së Dytë Botërore “Shajkaçën” e kishin bartur çetnikët serbë.

Kjo kapelë tradicionale serbe është bartur edhe gjatë kohës së shpërbërjes së ish-Jugosllavisë nga partizanët serbë.Po ashtu gjatë luftës në Bosnje rezervistët dhe paramilitarët serbë bartnin “Shajkaça”. Kapela të tilla kanë bartur paramilitarët serbë edhe në luftën e Kosovës.