Zbulohet dokumenti i rëndësishëm në lidhje me vdekjen e Maradonës

05.01.2021 17:45:14

Zbulohet dokumenti që shton më tepër dyshimet në lidhje me vdekjen e vdekjen e Diego Armando  Maradonës.

Ikona e Argjentinës dhe Napolit, Maradona vdiq nga një sulm në zemër në moshën 60-vjeçare, në shtëpinë e tij në Buenos Aires më 25 nëntor 2020.

Në fillim të atij muaji, më 2 nëntor, Maradona ishte shtruar në spitalin e “La Platas”, ku ishte operuar në tru një ditë më vonë.

Tani, një dokument i klinikes Olivos për gjendjen e Maradonës, është zbuluar dhe tregon detaje të një takimi të 5 nëntorit mes vajzave të legjendës argjentinase, doktorit të tij Leopoldo Luque, psikiatrit Dra Cosachov, drejtorit të klinikës Pablo Dimitroff dhe kujdestarit të kujdesit intensiv Fernando Villarejo

Ky dokument, i cili e thekson në hollësi mjekimin e Maradonës, është i rëndësishëm për hetimet që janë duke vazhduar për zbardhjen e shkakut kryesor të vdekjes së tij.

“Kjo pjesë e dokumentit tregon shumë qartë sa shumë po rrezikonte Maradona”, ka thënë një hetues.

“Sa për të shpjeguar: Klinika u thotë doktorëve të tij personalë se mjekimi mund të jetë i rrezikshëm madje edhe me doza të kontrolluara, me mbikëqyrje, me oksigjen dhe me ndihmë ushqyese. Asnjëra prej këtyre nuk ndodheshin në shtëpinë e tij në Tigre”, shtoi ai.

Zbulohet dokumenti i rëndësishëm në lidhje me vdekjen e