Zbulohet identiteti i të vrarëve në Stamboll

01.01.2017 22:30:00

Mediat turke bëjnë të ditur përkatësinë etnike të të vrarëve në Stamboll.

11 nga të vrarët janë qytetarë turq, 24 të huaj, e katër ende nuk janë identifikuar.

Turqit e vrarë janë dorëzuar tek familjarët. Nga të vrarët tjerë shtatë ishin nga Arabia Saudite, dy nga India, një nga Kanada, një nga Siria, një nga Izraeli, dy nga Tunizia, katër nga Iraku, një nga Libani dhe një nga Belgjika.