Zbulohet laboratori i kokainës në Itali, në pranga 7 persona, mes të cilëve 1 shqiptar

16.10.2016 14:46:28

Policia italiane ka shkatërruar një grup të strukturuar kriminal që merrej me prodhimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Mediat italianë bëjnë me dije se policia zbuloi një laborator droge në Frosinone, ku sekuestroi 11 kg kokainë të përzierë dhe arrestoi 6 persona, mes të cilëve dhe shtetasin shqiptar me inicialet M.E, 29 vjeç i cili prej vitesh jetonte në Itali.

Nga hetimet mendohet se grupi ka arritur të përfitojë mbi 300 mijë euro çdo muaj.