Zbulohet mesazhi i Pezës , “kërcënon” koordinatoret”: Ugjent share videon mes Rames e z.Beni

23.12.2016 10:52:18

Deputeti i PS-së, Alfred Peza u ka dërguar një SMS në grupin “whatsapp” koordinatorëve të PS-së në të gjitha njësitë administrative që të publikojnë secili prej tyre videon e replikave të kryeministrit Rama me Ben Blushin, Nard Ndokën dhe Vangjel Dulen sot në Kuvend.

sms peza

Mesazhi është çuar në grup dhe është një urdhër i prerë për të gjithë punonjësit e administratës që bëjnë pjesë në strukturat e PS-së.Madje Peza thotë se për secilën shpërndarje të videos do të ketë edhe vrojtim e analizë.