Zbulohet motivacioni i shkarkimit të Ylli Manjanit

30.01.2017 18:22:07

Në motivacionin e shkarkimit të ministrit Ylli Manjani nga ana e kryeministrit Rama, thuhet se gjithçka bëhet  “në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të cilësisë së bashkëqeverisjes dhe të koordinimit sa më të mirë të punës me Kuvendin, aktorët e tjerë shoqërorë e grupet e interesit, për çuarjen përpara të reformës në drejtësi, kam gjykuar të nevojshëm lirimin e Ministrit Manjani dhe zëvendësimin e tij me Ministrin Vasili”.

Më herët Manjani u shkarkua nga posti i ministrit të Drejtësisë me firmën e Ramës. Në një konferencë për shtyp, ish-ministri shpërtheu kundër qeverisë dhe ministrave, duke e cilësuar vendimin e kryeministrit si një hakmarrje politike.