Zbulohet një foto e panjohur e Musine Kokalarit

11.02.2018 00:37:48

Fytyra e saj duket kaq e pastër dhe e bukur. Kjo foto e Musinesë, u gjet në dosjen që Sigurimi kishte krijuar për të, së bashku me raportet e survejimit të 28 bashkëpunëtoreve, dhe eseve të saj të mrekullueshme. Lajmin e bën të ditur Gentiana Sula drejtoresha e Qendrës e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish Sigurimit..” Kjo dosje u hap si sot një vit më parë, në 100 vjetorin e saj, me kërkesë të familjes Kokalari.

Ta gëzojmë ditëlindjen tënde Musine. Ti je një dhuratë qa na u bë të gjithëve, si masë e dinjitetit, atdhedashurisë, inteligjencës dhe vlerave perëndimore”, thotë Sula. Kjo foto i shtohet kolazhit të pakët të fotove të Musinesë të mbetura nga koha. Musine Kokalari është një ndër figurat e rëndësishme të qëndresës komuniste.

Ajo humbi jetën pas internimit nga një sëmundje e pashërueshme në mjerim të plotë. Dorëshkrimet e lëna pas nga ajo, janë një thesar jo vetëm për të njohur të shkuarën por dhe për eseistiken shqiptare.