Zbulohet oferta e lartë e Chelseat për Hakan Calhanoglu

18.11.2016 15:30:13

Hakan Calhanoglu është emri i ri në listën e trajnerit italian, Antonio Conte.

Mesfushori turk është duke kaluar nëpër një formë mjaftë të mirë këtë edicion në Bundesliga.

22-vjeçari ka zhvilluar 12 ndeshje në të gjitha garat ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë pesë asistime.

Ai është duke u kërkuar me ngulm nga trajneri i Chelseat, Antonio Conte.

Sipas medieve gjermane, Chelsea është e gatshme ta bëjë një ofertë të lartë në drejtim të Leverkusenit për yllin turk.

Ish-lojtari i Hamburgut mund të transferohet në Londër për një shifër rreth 40 milionë euro.