Zbulohet propozimi i Jiangsu për Luka Modric

06.08.2018 11:40:03

Luca Modric nuk u paraqit të dielën në Valdebebas për të nisur përgatitjet për sezonin e ri pas impenjimit në Kupën e Botës. Ndoshta gjithçka është “ok”, sikurse ka nxituar ta reklamojë vonesën e kroatit klubi madrilen, duke e justifikuar me faktin se ka patur shumë më tepër nevojë për pushime se të tjerët, sepse ishte i impenjuar me Kroacinë deri në finale të Botërorit. Më 15 gusht luhet Superkupa e Europës Real Madrid – Atletico Madridit e 32-vjeçari ndoshta nuk do të ketë kohën e mjaftueshme për të qenë gati për këtë sfidë.

Gjithsesi, çdo ndryshim planesh me Modric, në Itali, më saktësisht tek Interi, e lidhin edhe me mundësinë e transferimit të tij në Serinë A.

Drejtuesit e klubit me qendër në rrugën Vittorio Emanuele e kanë drejtuar gishtin nga Modric, duke përgatitur një ofertë interesante falë ndërhyrjes së Suning. Luka do ta vijonte karrierën e tij të shkëlqyer në Itali, duke nënshkruar për 4 vite me Interin, më pas do të fluturonte për në Kinë tel Jiangsu, ku do të mbyllte me futbollin e luajtur. Një propozim vërtet interesant për Topin e Artë të “Rusi 2018”.