Zbulohet se kujt i përket trupi i gjetur në avionin ku udhëtonte Sala

08.02.2019 13:13:33

Është identifikuar trupi i nxjerrë nga rrënojat e avionit me të cilin po udhëtonte futbollisti Emiliano Sala dhe piloti David Ibotson, i zbuluar pas një kërkimi nënujor Mediat raportojnë se trupi i përket  futbollistit të Cardiff City.

Sipas BBC, në deklaratën e policisë së Dorset lëshuar gjatë mbrëmjes thuhet: “Trupi i sjellë në Portland Port, të enjten me 7 shkurt 2019, është identifikuar zyrtarisht dhe është i futbollistit profesionist Emiliano Sala”.

“Familja e z.Sala dhe e pilotit David Ibbotson janë njoftuar me këtë lajm dhe do të vazhdojnë të mbështeten nga oficerët e trajnuar posaçërisht për familjet në këto raste. Mendimet tona mbeten me ta në këtë kohë të vështirë”.

Trupi u zbulua në rrënojat e aeroplanit të hënën dhe autoritetet ishin në gjendje ta nxirrnin atë dy ditë më vonë, pavarësisht nga “kushtet sfiduese”.

Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore (AAIB) tha se operacioni ishte kryer “ne një mënyrë dinjitoze”.

Sulmuesi 28-vjeçar kishte dhuruar paraqitje mjaft të mira te klubi i Nantes, duke bërë që uellsianët e Cardiff të paguanin për ta transferuar dhe gjatë javës së kaluar u nis drejt Britanisë, por pa mundur të mbërrijë dhe t’i bashkohet skuadrës së re.1 of 3