ZBULOHET SHPELLA KU FSHIHEJ DRAKULA, JA ÇFARË U GJET TJETËR

12.02.2017 20:54:09

Me rastin e punëve të restaurimit në kështjellën Tokat, arkeologët turq zbuluan një tunel sekret, si dhe dy qeli të burgut, ku mendohet se, në fillim të shekullit XV, ishte mbajtur si i burgosur Vlad III Ngulësi, i cili ka shërbyer si frymëzim për krijimin e personazhit të Drakulës nga ana e Bram Stokerit.

“Hurriyet Daily Neës” raporton se kështjella në fjalë është e tëra e rrethuar nga tunelet sekrete. Arkeologu Ibrahim Çetin thotë se kjo kështjellë është shumë misterioze.

Tokat është qytet dhe provincë e cila ishte pushtuar nga turqit selxhukë në shekullin XII. Historianët thonë se në kështjellën e këtij qyteti ishin mbajtur të burgosur princi Vlad III dhe vëllai i tij Radu në vitin 1442.

Thuhet se ai me të vëllain ishin marrë pengje, për ta siguruar bashkëpunimin e të atit të tyre. Më pas, ai ishte arratisur nga forcat osmane dhe kishte filluar me masakrat. Data e tij e vdekjes nuk dihet. Ai u zhduk gjatë një bisede kundër osmanëve.